Zajmina jep këtë porosi nga karantina: “Mos u bëj shok me burrin”
Të gjitha çiftet, përfshirë edhe ato të estradës, janë izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.
Por nëse femrat kanë menduar të bëhen shokë me bashkëshortët e tyre, kjo është ide e keqe sipas Zaimina Vasjari.
Këngëtarja shprehet se gratë duhet të vishen dhe të rrinë pranë partnerit në atë mënyrë që atij ti bëjnë sytë zemra.
Ajo thotë se pavarësisht punëve të shtëpisë që bëjnë, gratë së pari duhet të duan dhe të kujdesen për veten e tyre.
“Pra ti lan, shpëlan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe nje femije qe do shume perkujdesje dhe dashuri por kurrë mos harro te duash dhe veten dhe te kujdesesh per te. Mos u be shok me burrin ne karantinë rri po ajo qe atij ti bejn syt zemra kur te shikon”- shkroi ajo.
Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto ku duket shumë seksi e ulur sipër tavolinës./mediafokus.info

