Zbardhet pas 23 vitesh vrasja e dy vëllezërve shqiptarë

Pas 23 vitesh është zbardhur vrasja e dy vëllezërve B. Hasho dhe E. Hasho në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë ngjarje shtetasin G. S., 47 vjeç.

Në vitin e largët, 1998, në lagjen “Pavarësia”, dy vëllezërit u qëlluan me armë zjarri duke humbur jetën. Që prej asaj kohe kjo ngjarje e rëndë ishte pa autor.