Zbulimi i hershëm i kancerit do të thotë shpëtim prej rrezikut

Në kuadër të muajit për ndërgjegjësim kundër kancerit të qafës së mitrës, në Gjilan është organizuar seancë konsultuese me gra, ku Dr. Burbuqe Mustafa – gjinekologe, ka mbajtur një ligjëratë.

​Ajo ka folur për shkaqet pse shfaqet ky lloj kanceri, c ilat janë simptomat, kur duhet të vizitohet mjeku.

Gjinekologia Mustafa​ po ashtu në ligjëratë e saj ka përmendur edhe masat psrandaluese dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit.

Gratë pjesëmarrëse u njohën si është situata me këtë sëmundje në Kosovë.

‘Zbulimi i hershëm i sëmundjes do të thotë shpëtim’ – ishte këshilla që dha doktoresha Mustafa, duke i inkurajuar gratë që të mos hezitojnë për t’u paraqitur te mjeku.

Ky aktivitet u organizua nga OJQ ‘Gruaja Hyjnore’.