Zëdhënësi i Telekomit aderon në PDK

Zëdhënësi i Telekomit dhe ish-gazetari, Menduh Abazi, është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Aderimi i ri është prezantuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka deklaruar se me Abazin si kandidat për deputet, do ia rikthejnë vendit dinjitetin.

“Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e Hoxhajt.