Zeka, bashkë me Musliun e Hasanin vizitojnë familjen e Presidentit Thaçi
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Izmi Zeka, së bashku me ish-komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliu si dhe ish-luftëtarin, Ramadan Hasani kanë vizituar sot familjen e Presidentit Thaçi.
Sot, bashkë me ish-komandantin e UÇPMB-së Shefket Musliun si dhe Ramdan Hasanin, ish-ushtar i luftës çlirimtare, vizituam babain e Presidentit Thaçi, Haxhi Thaçin në Burojë të Skenderajit.
Ishte ndjenjë e veçantë dhe emocionuese kjo vizitë në familjen e Presidentit Thaçi e në veçanti me babain Haxhiun i cili edhe përkundër moshës së shtyrë, rrëfimet e tij, përmallimi për djalin ishin bërë njësh me Kosovën.
Një pritje dhe përcjellje tipike shqiptare e babait të Hashimit përkundër vizitave të shumta, duke mos harruar falëndërimin për kujdesin dhe bashkëndjenjën që po tregojnë gjithë shqiptarët për djalin e tyre, Hashimin dhe të tjerët në Hagë.
Dolëm prej kësaj shtëpie të madhe shqiptare me besimin se në vizitën tjetër do të jemi bashkë me Presidentin Thaçi dhe çlirimtarët tjerë, ka thënë Izmi Zeka./Mediafokus.info