Zeka: Maliqi ka një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve institucionale në komunën e Gjilanit
Drejtorin Zijadin Maliqi, me rastin e vdekjes, me fjalët më të mira e ka rikujtuar edhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe ish-kryetari i degës së PDK në Gjilan, Izmi Zeka.
“Zijadin Maliqi i përket plejadës së njerëzve që me punë treguan se si duhet qyteti dhe vendi. I qetë, human, njerëzor e mbi të gjitha me kulturë të gjerë shtetërore”, thotë Zeka.
‘Sot paska ndërruar jetë një njeri i mirë i Gjilanit, një profesionist i dalluar, një njeri i cili ka një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve institucionale në komunën e Gjilanit.
Zijadin Maliqi i përket plejadës së njerëzve që me punë treguan se si duhet qyteti dhe vendi. I qetë, human, njerëzor e mbi të gjitha me kulturë të gjerë shtetërore.
Zijadin Maliqi, aktualisht drejtor i Financave në Komunën e Gjilanit, do të mbahet mend për profesionalizmin dhe qetësinë që reflektoi gjatë tërë jetës së tij.
Njohja ime nga afër me të, do të mbetet kujtim i përjetshëm dhe i paharruar’, përfundon Zeka./mediafokus.info

