Zeka: Pa ju, ne do të ishim një e kaluar e dhimshme

Izmi Zeka ka bërë një dedikim prekës për dy heronjtë e kombit, Tefik e Hanumshahe Zymberi, në 59-vjetorin e lindjes së Tefikut.

Zeka ka shkruar në profiln e tij në facebook se ata nuk i ndanu as lufta, as plumbat.

Pikërisht sot do t`i mbushte 59 vite heroi i sotëm dhe intelektuali i kohës Tefi Zymbei.

Tefiku bashkë me Nushin janë sinonimi më i mirë intelektual se si duhet vendi dhe se si lufohet për të.

As edhe lufta nuk i ndau, as edhe plumbat nuk i ndanë. Dhanë jetë për nje minut, një orë, një ditë.

Njohja e djeshme me ju dhe rinjohja e sotme krijon portretin e heroit, dëshmorit dhe përballjen me vdekjen në kohë pa kohë.

Pa ju, ne do të ishim një e kaluar e dhimshme dhe e tretur, ka shkruar Zeka./MediaFokus/