Zemaj ngreh dyshime: Po fshihen numrat e të vdekurve dhe të infektuarve

Armend Zemaj, deputeti i LDK-së, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë”, është shprehur Zemaj në Info Magazine.

Ai ka thënë që tollovia që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.

“Kjo është një neglizhencë e tepruar, e skajshme edhe në aspektin fizik por edhe në aspektin human”.

“Nëse do kishte mbikëqyrje strikte dhe do të ishte bërë përgatitja sipas planit të imunizimit, atëherë nuk do të ndodhnin këto skena”, u shpreh ai.