Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim të masave nëse rritet numri i rastve me COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
“Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të rasteve me Covid-19, që na jep të kuptojmë se nuk është momenti për të ulur ritmin e angazhimeve, inspektimeve dhe masave të tjera kundër këtij infeksioni. Për më tepër, shohim se mungesa e disiplinës në institucione të ndryshme, komunitet dhe gjithashtu edhe fluksi i ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal”, tha ai.
Këto komente, Zemaj i bëri gjatë prezantimit të punës 100-ditëshe.

