Biden: Kjo është dita e Amerikës, dita e demokracisë dhe shpresës

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili u betua para pak minutash, tha se kjo është dita e Amerikës dhe dita e demokracisë, një ditë shprese.

Duke u ndërlidhur me sulmet e fundit që ndodhën, Biden tha se amerikanët mësuan se demokracia është e çmuar.

“Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi bëri betimin në platformën e Kongresit amerikan.