Ironizon analisti: Biden hiç s’e përmendi Albin Kurtin, s’bon kështu

Analisti i njohur kosovar, Ilir Mirena, ka ironizuar pak pas inaugurimit të presidentit të ShBA’ve, Joe Biden, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Mirena e ka ‘kritikuar’ presidentin e botës që nuk e përmendi liderin e VV’së, Albin Kurti, në fjalimin e tij të inaugurimit.

“E pse Presidenti Joe Biden ne fjalimin e tij inagurues nuk e permendi hiç Albin Kurtin?

S’bon kshtu Joe, fale perkrahjes se tij sot je aty ku je, more mosmirenjohes…”, ka shkruar Mirena, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Lideri i Vetëvendosjes u kishte bërë thirrje publikisht shqiptarëve që kanë pasaportë amerikane që të votojnë për Joe Biden.

Ndërkohë, jo pak aktivistë të VV’së në Facebook ishin shprehur të bindur se thirrja e Kurtit e bëri Bidenin president./Mediafokus.info/