Zemaj: Vaksinat anti-Covid vijnë në Kosovë gjatë shkurtit
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, beson se vaksinat anti-Covid do të arrijnë gjatë shkurtit.
Kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt, ka thënë Zemaj.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontingjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ministri Armend Zemaj.

