Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.