“Zemrën ma ke kallë”, dedikimi prekës për të riun që u vra sot në Viti
Vitia është tronditur sot nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.
Viktima është A. Rama, i cili raportohet se jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A. Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër, shkruan Reporteri.net.
Tronditës ka qenë lajmi edhe për familjarët e tij. Të afërmit e viktimës e kanë përkujtuar në Facebook me fjalë shumë të ndiera.
Drilon Rama, njëri nga familjarët e të vrarit, që ishte djalë hasreti, ka shkruar një dedikim shumë prekës.
“Vllau jem ma ke kallë zemrën. Zoti të shpërbleftë me xhehnet”, ka shkruar ai.


