Zëri i mërgimtares: Kush është i gatshëm të dielën me ardh e me ia fillu punës te varrezat

Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka kritikuar kryetarin e Gjilanit për gjendjen në të cilën ndodhen varrezat në këtë qytet.

Ajo ka paralajmëruar një aksion për pastrimin e hapësirës së varrezave për të dielen.

“Kush është i gatshëm të dielën nga ora 09:00 me ardh e me ia fillu punës te varrezat. Hajde bashkë me ia kthy dinjitetin atij vendi siç e meriton”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë

Kryetari i Gjilanit po lun me ndjenja! Po lun me të vdekurit! E ma e keqja, je tu ia pamundësu një gruaje të moshuar me shku te varri i burrit të saj.

A jeni more normal? A keni more ndërgjegje?

S’ki faj ti… familjarët e tu prehen në një fshat ku diaspora e mban pastërtinë me financat dhe kontributin e vet.

Po Gjilani nuk është vetëm ai fshat. Edhe qytetarët e Gjilanit kanë të drejtë me i gjet varrezat të rregulluara e me dinjitet.

Varrezat nuk janë luks, janë obligim. Aty prehen nanat, baballarët, motrat e vëllezërit tanë.

Nuk shkojnë njerëzit aty për qejf, por me mall, me dhimbje e me respekt.

E ju po ua shtoni edhe një dhimbje tjetër me këtë neglizhencë.

Turp!

Nëse nuk jeni në gjendje me u kujdes as për vendin ku prehen të vdekurit, atëherë çka po menaxhoni?

Respektoni të paktën ata që nuk munden ma me folë për veten, dhe familjet që çdo ditë shkojnë me i vizitu me lot në sy.

Kush është i gatshëm të dielën nga ora 09:00 me ardh e me ia fillu punës te varrezat?

Hajde bashkë me ia kthy dinjitetin atij vendi siç e meriton.

Kush bashkangjitet për këtë aksion vullnetar, le të lajmërohet!