‘Zero ka rëndësi, hiç, hiç, hiç’ – Për Dimal Bashën është krejt e parëndësishme vizita e Kurtit në SHBA

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se edhe nëse nuk takohet e nuk shkon Kurti në Amerikë, ‘pak ka rëndësi’.

“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiç, hiç, hiç”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”

“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë Jo, edhe kjo Fidan për me thënë amerikanski direkt “është rren, kanë rrejt”, ka thënë ai.

Ai beson se fatin e Kosovës nuk e vendos Amerika dhe nuk mund të kuptojë se si mendojnë të tjerët kështu.

“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.

“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha.

“Kur të ndodh (takimi në Shtëpinë e Bardhë) e që unë besoj se do të ndodh, unë veç po ia lë agjendës së vetë”, ka thënë Basha.

Ndërkohë, Kurti pati deklaruar se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar do të udhëtojë për Amerikë, mirëpo nuk ndodhi. Tashmë Kurti ka thënë se në muajin maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.