Zgjaten kolonat në pikat hyrëse në Kosovë, pritjet shkojnë në 90 minuta
Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për pushime, jo vetëm rrugëve ajrore, por edhe me automjete.
Në disa vendkalime kufitare me shtete fqinje, pritjet janë nga 10 deri në 90 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare me Serbinë në Jarinje, pritjet për të hyrë janë deri në 90 minuta. Gjendja e njëjtë është edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.
Këtu mund t’i shihni të dhënat në kohë reale.


