Pezullohen dy mjekë për neglizhencë në trajtimin e një 20-vjeçareje

Dy mjekë janë pezulluar nga puna dhe atyre u është ndaluar dalja jashtë vendit, me vendim të Gjykatës, pas hetimeve për rastin e vdekjes së 20 vjeçares, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Gjykata e Shkallës së Parë, Gjirokastër, vendosi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

E reja Kristjana Muxhai vdiq pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, dhe familjarët hodhën akuza të forta ndaj mjekëve, se e kishin neglizhuar rastin, dhe nuk i kishin injektuar medikamentet e duhura. Çështja është marrë nën jetim nga prokuroria e Gjirokastrës pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të resë.

Demiri është i vetmi mjek anestezist reanimator në Gjirokastër, dhe pezullimi i tij nga detyra, duket se do të sjellë probleme dhe në kryerjen e operacioneve në këtë spital.