Burrë e grua arrestohen për ‘vrasje në tentativë’

Policia kosovare ka arrestuar dy persona në Gjakovë, nën dyshimet për vrasje në tentativë, më 11 korik të këtij viti.

Të arrestuarit janë një kosovar dhe gruaja e tij me nënshtetësi zvicerane. Në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator me gjashtë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrasje në tentativë/Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Lidhur me rastin, më 16.07.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij femër shtetase zviceranë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me gjashte fishek. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.