Zgjedhjet në Britani të Madhe, fitorja e laburistëve, Kosova

Daut Dauti

Konzervativët kanë pësuar humbjen e tyre më e madhe në historinë e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.

Arsyeja e këtij debalki politik në sfond e ka Brexitin.

Me Brexit konzervativët premtuan ndaljen e emigracionit dhe përmirësimin e ekonomisë. Asnjëra nuk ka ndodhur.

Ardhja e emigrantëve është trefishuar kurse ekonomia është nën nivelin e zhvillimit të premtuar.

Në politikën e jashtme qeveria e Sunakut e ka mbrojtur pa rezerva Izraelin në luftë kundër Gazës dhe kjo është një shtesë tjerër qe i është kthyer si hakmarrje.

Kier Starmer me laburistët është kthyer në pushtet me fitore të thellë sikur Tony Blairi në vitin 1997.

Megjithatë këto dy kthime shënohen me dallime serioze.

Për laburistët e Blairit numri i votuesve ka qenë diku rreth 4 milionë më i lartë se sa është kjo sot për laburistët e Starmerit.

Toni Blair qe pritur në funksion me një entuziazëm të madh popullor dhe ndryshimet që solli në politikën e jashtme dhe të brendshme britanike, janë historike.

Starmer as përafërsisht nuk e ka fuqinë e as karizmën e Toni Blairit.

Llogaritet se laburistët në këto zgjedhje fituan më shumë për shkak të irritimit dhe zhgënjimit të votuesve me dështimin e konzervativëve që krijuan destabilizim në politikë.

Në fakt laburistët e sotëm nuk dallohen shumë, apo si më parë që janë dalluar me konzervativët.

Një karakteristikë tjetër është rritja e numrit të deputetëve të “Reform UK”, parti që konsiderohet si e djathtë e ekstreme e që udhëhiqet nga Nigel Farage, aktivisti dhe propaganduesi kryesor i Brexitit.

Numri i deputëve nuk është ende definitiv, por duket që kjo parti nuk ka fituar më shumë se 5 vende në parlament, se bashku me Faragein.

Megjithatë, numri i deputetëve që kanë pikëpamje të ngjashme me këtë parti minore është prezent në partinë konzervative, por edhe në ate laburiste.

Pra, ekstremi i djathtë është në shtim e sipër edhe në Britani, por as përfërsisht sikur në Francë, Holandë dhe vende tjera evropiane.

Një gjë e mirë është se politika e qeverisë së re laburiste nuk ka dhënë shenja se do të shënojë ndonjë ndryshim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Një lajm tjetër i mirë brenda konzervativëve është fitorja e Alicia Kearns, e cila me funksionin e saj të rëndësishëm ka shprehur qëndrim të drejtë për Kosovën.