Zgjedhjet në Shqipëri: PS prin bindshëm

KZAZ-të në të gjithë Shqipërinë kanë numëruar më shumë se 287 mijë fletë votimi, nga të cilat 273 097  janë të vleshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vleshme, 136.861  janë për Partinë Socialiste; 104.323  janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 19.289 vota janë për LSI-në.

Ndërkohë, 5227 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.