Zhduken dy vajza në Anamoravë
Dy vajza, njëra në Viti dhe tjetra në Gjilan janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre, njofton policia e Kosovës.
Gjilan, 11.04.2022 – 20:49. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
Viti, 11.04.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

