Zhduket administratoti kosovar i firmës ku vdiqën 5 punëtorë në Gjermani

Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.

Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.

Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

Publikohet fotografia e njërit prej viktimave shqiptarë në Gjermani