Zhduket bariu 32-vjeçar, familjarët dyshojnë se është mbytur në liqe
Një bari 32-vjeçar është shpallur i zhdukur në Gramsh.
Bëhet fjalë për I. Brahimin nga fshati Pishaj. Familja dyshon se i riu mund të jetë mbytur në liqenin e Banjës.
Polumbarët ende nuk kanë mbërritur për të kryer kërkimet, ndërsa familjarët kanë gjetur një paketë cigareje afër liqenit.
Dyshohet se 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

