Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Gjilani, e cila ka raportuar se djali i saj me probleme mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, raporton Sinjali.

Nëna e ka njoftuar Policinë, duke bërë me dije gjithashtu se ky nuk është rasti i parë që i biri zhduket.

Denoncimi i rastit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.