Zhduket një e mitur nga Vitia
Një vajzë e mitur nga Vitia është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rastin në polici e ka raportuar motra e saj, e cila ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia nga data 23 shtator.
“Viti, 23.09.2021 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

