Zhduket një vajzë në Gjilan
Një vajzë në Gjilan është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është raportuar në polici nga vëllau i saj, i cili ka thënë se motra ka probleme me depresion.
Gjilan, 23.04.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

