Zhegrova feston sot ditëlindjen – shpresoj ta festojmë sonte bashkërisht kualifikimin në Botëror

Edon Zhegrova po e feston sot ditëlindjen e 27-të.

Dhe, shokët e Kombëtares së Kosovës ia uruan atij këtë ditë të veçantë në kampin e Dardanëve, shkruan express

Futbollisti i Juventusit ndërkohë e mbajti një fjalim të shkurtër duke i falënderuar shokët për tortën dhe për urimin, ndërsa e shprehu një dëshirë që e ka sot në këtë ditë të madhe për Kosovën.

“Është kënaqësi me qenë pjesë e këtij grupi të mrekullueshëm. Shpresoj që kjo dhuratë të jetë për mua dhe për të gjithë ne dhe për të gjithë popullin e Kosovës me kualifikimin në Botëror. Kështu që, Forca Kosova”, tha ish-futbollisti i Baselit e i Lillet.

Dhe, ne krejt shpresojmë që Kosova të fitojë, ndërsa për Zhegrovën kjo ditë do të kishte festë të dyfishtë.