Zhgënjimi i prindit: Edlira doli e dyta në testin me shkrim, në tetsin me gojë e ulën në vendin e 34-të!!!
Edlira Zymberi doli e dyta në testin me shkrim për mësimdhënës klasor, ndërkaq në testin me gojë u radhit e 34-ta në listë.
Si është e mundur kjo? Babai i saj, Lulzimi beson se “behanja” e vetme e Edlirës është se ajo nuk i përket partisë në pushtet. Në të vërtetë, ajo nuk është anëtare e asnjë partie politike.
Postimi i prindit:
Edhe një padrejtësi e radhes ne konkursin e fundit për Edlirë Lulzim Zymberi. Edlira ne testin me shkrim arrin pikë maksimale 82 pike dhe është në vendin e dytë, ndersa kur mbahet intervista me gojë, Edliren e radhisin në vendin e 34, jo që se pranojnë por edhe e nënvlersojnë “komisioni” i dirigjuar nga lart. Por, veç po them të verteten Edlira ka te mbaruar Baçellor dhe Master per Edukim, po ashtu edhe Baçellor në infermieri edhe vitin e fundit Master në Infermieri.
Por e”keqja” është se Edlira për dallim nga unë është e pa parti, nuk ndikohet dhe nuk blihet apo shitet dhe nuk nënshtrohet sepse rrjedh nga familja Zymberi (Verbicë e Zhegocit) e cila në parim ka drejtësinë dhe Atdhedashurinë!
Zoti është NJË, juve qe kini gisht në kët padrejtësi ua ktheft ashtu siç e meritoni🙏
Lutem që Zoti dhimten tua kthej sa më shpejt që edhe ju ta ndjeni, dhimten e padrejtësië siç që po e ndjen Edlira.

