Zhvillime të reja nga termocentrali bërthamor në Ukrainë

Forcat ruse raportohet të kenë ndaluar disa rrjete celulare dhe internetin në termocentralin bërthamor, Zaporizhzhia.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi është theksuar se informacionet e besueshme nga faqja nuk mund të merren më përmes kanaleve normale të komunikimit.

Rregullatori bërthamore i Ukrainës ka konfirmuar se kishte filluar të kishte probleme të mëdha të komunikimit me stafin që operonte në këtë termocentral.

IAEA shtoi se kishte poashtu probleme me disponueshmërinë dhe furnizimin me ushqim në fabrikë.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këto zhvillime që më raportuan sot. Vetëm pak ditë pasi paraqita shtatë elementet kryesore të sigurisë dhe sigurinë bërthamore në Bordin e IAEA-s, disa prej tyre tashmë janë duke u kompromentuar. Për të qenë në gjendje të operojnë impiantin në mënyrë të sigurt, menaxhmenti dhe stafi duhet të lejohen të kryejnë detyrat e tyre jetike në kushte të qëndrueshme pa ndërhyrje ose presion të jashtëm të panevojshëm”, tha Grossi, raporton CNN.

Ai shtoi se situata e përkeqësuar në lidhje me me komunikimin midis rregullatorit dhe NPP-së në këtë termocentral bërthamore është poashtu një burim shqetësimi i thellë.

“Veçanërisht gjatë një lufte që mund të rrezikojë objektet bërthamore të vendit në çdo kohë. Komunikimet e besueshme sipas rregullatorit dhe operatorit janë një pjesë kritike e sigurisë dhe sigurisë së përgjithshme bërthamore”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe pak më parë është raportuar se termocentrali bërthamore i Zaporizhzhia-s është tani nën urdhrat e komandantit të forcave ruse, të cilët morët kontrollin e vendit javën e kaluar.