Zhvlerësohet Nobeli, cili laureat e ktheu çmimin?

Çmimi Nobel po zhvlerësohet çdo vit e më tepër dhe shumë shpejt do të mbetet vetëm një shpërblim parash, që nuk ngërthen në vete asnjë vlerë tjetër.

Injoranca a jurisë së Nobelit e arriti kulmin kësaj here, kur këtë çmim, që dikur ishte dhe do të duhej të ishte akoma një çmim shumë prestigjioz në letërsi, ia ndau shkrimtarit kontrovers dhe përkrahës të politikës së gjenocidit, Peter Handke.

Dhënia e çmimit Nobel shkrimtarit austriak Handke ka ngjallur polemika të shumta në opinionin publik për shkak të mbështetjes që i kishte dhënë  regjimit të Slobodan Millosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Millosheviq u akuzua për krime kundër njerëzimit, por vdekja e shpëtoi nga dënimi.

Për këtë arsye, mjekja suedeze Christina Doctare e ktheu prapa çmimin Nobel, të fituar në vitin 1988. Ajo nuk mundi të pajtohet që të figurojë në listën e laureatëve të këtij çmimi, bashkë me Handke.

Doctare kujtoi luftërat në Ballkan dhe tregoi krimet, masakrat dhe tmerret që kanë ndodhur.

Në të vërtetë, ceremonia e dorëzimit të shpërblimit, u bojkotua nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.

Ceremonia u shoqërua edhe me protesta spontane në Srebrenicë dhe Stokholm.

Ndërkohë njoftohet se Peter Handke iu ndalua hyrja në Bosnjë e Hercegovinë./MediaFokus/