Zjarr në banesë, ndërron jetë 92-vjeçari

Një 92-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, njoftojnë mediat shqiptare, duke iu referuar raportit të policisë.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (foto ilustrim).