Zjarr në një banesë në Turqi: Nëna hedh fëmijët nga dritarja, qytetarët i presin me batanije

Qytetarët e qytezës turke të Esenlerit kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje të rrallë.

Një nënë është detyruar t’i hedh nga dritarja katër fëmijët pasi që apartamenti ishte përfshirë nga flakët.

Disa prej banorëve i dolën në ndihmë gruas teksa kishin hapur një batanije për t’i pritur fëmijët, raporton televizioni NTV, shkruan telegrafi.

Raportohet se shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndryshe, policia turke tashmë ka nis hetimet rreth rastit gjersa raportet e para thonë se zjarrin e ka shkaktuar shpërthimi i një bombole të vogël të gazit.