Zjarr në një soliter: Një grua hidhet nga kati i tretë dhe vdes
Një grua është hedhur nga kati i tretë i pallatit për t’i shpëtuar flakëve në apartamentin e saj dhe ka vdekur.
News 24 bën me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Ajo është identifikuar si shtetasja Hava Osmanaj, ndërkohë që i lënduar ka mbetur dhe djali i saj, Klodjan Osmenaj, 36-vjeç, i cili po merr kujdesin e nevojshëm në spital.
Në tentativë për t’i shpëtuar furisë së flakëve gruaja është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur dot të mbijetojë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir. Ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

