Zjarret përfshin Turqinë, flakët po shtrihen drejt Antalisë

Vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në Turqi, ku po djegin shtëpi dhe sipërfaqe të mëdha me pyje në rajonin jugor të Manavgat.

Qindra zjarrfikës dhe helikopterë janë angazhuar për fikjen e flakëve.

Deri tani raportohet për një të vdekur në veri të Manavgatit, zona më e prekur nga zjarret.

Autoritetet evakuuan 18 fshatra në Antalia, ndërsa 16 fshatra të tjerë u evakuuan në krahinat fqinje të Adana dhe Mersin.

Dhjetëra njerëz janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes.

Flakët po shtrihen drejt Antalias, një regjion ky plot me hotele e resorte turistike dhe me miliona pushues nga shumë vende të botës.