Zjarrfikësit e Istogut ia shpëtojnë shtëpinë nga zjarri Bekë Berishës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e Istogut ia kanë shpëtuar nga zjarri sot gjatë ditës shtëpinë.
Ai ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin e tyre të sotëm dhe të përditshëm, derisa ka falënderuar edhe bashkëfshatarët që kanë ndihmuar.
Faleminderit për zjarrfikesit e Istogut te cilët shpëtuan shtëpinë time nga zjarri sot, Faleminderit për angazhimin tuaj të përditshëm. Falenderoj perzemersisht bashkëfshatarët e mi që u aktivizuan shpejtë gjithashtu! Mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook, ku edhe ka bashkangjitur një video ku shihet se si është lokalizuar zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

