Zjarri i madh në Gllogjan, digjen 50 automjete në një punëtori

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku pati dëme të konsiderueshme materiale. Dyshohet se për shkak të erërave të forta janë duke këputur telat e rrymës.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.

“Në fshatin Gllogjan si pasojë e kabllos së rrymës, si shkak fryma e madhe, e cila ka shkaktuar që të këputen telat,  u hap një zjarr, ku ka ndikuar edhe fryma”, është shprehur Hamzaj.

“Kam qëlluar rastësisht, jemi munduar që ta shuajmë zjarrin. 14 vjet kësi zjarri të këtyre përmasave nuk kam rastësis”.

Ai ka thënë se ky zjarr ka mundur ta përfshijë të gjithë fshatin, pasi sipas tij, ka ndikuar edhe fryma e madhe që ka qenë në atë kohë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tregoi se rasti është duke u hetuar.

“Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.