Zjarri përfshin një lagje në Tetovë, digjen 5 shtëpi

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmë vonë lagjen Kllukot të Tetovës, ku janë djegur 5 shtëpi, ndërsa një person ka përfunduar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TS.

Zjarrfikësit, pas dy orësh, kanë arritur të venë nën kontroll flakët e zjarrit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra-tjetrës kanë vështirësuar tejmase punën e tyre.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit, derisa një grup hetimor ndodhet në vendngjarje.