Zoran Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, ka thënë Zaev.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore