Gjendet e vdekur një grua te “Furra Qerimi” në Prishtinë

Një grua është parë e shtrirë afër “Furrës Qerimi” në Prishtinë. Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e saj.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

“Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigje.