Një person dyshohet se është vrarë në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferhat Draga” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca policore dhe njësitet mjekësore.

Siç raporton Indeksonline, bazuar në burime brenda Policisë së Kosovës, viktima dyshohet të jetë një femër, rreth 30-vjeçe.

Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës.