Zvicër: Testi i obliguar, para dhe pas hyrjes

Njerëzit që kthehen në Zvicër pa një certifikatë Covid do të duhet të paraqesin një test negativ PCR ose antigjen. Teste tjera nuk janë të vlefshme.

Katër deri në shtatë ditë pas hyrjes në vend, këta njerëz duhet të bëjnë një test të dytë dhe ta dërgojnë rezultatin në Kantonin e tyre.

Kjo masë ka të bëjë me hyrjen në Zvicër, pavarësisht nga mjetet e transportit: aeroplan, makinë, autobus, varkë, tren, biçikletë ose në këmbë.

Të gjithë njerëzit që hyjnë në Zvicër, edhe ata të vaksinuar ose të shëruar, do të duhet të plotësojnë një formular që ishte në dispozicion më parë vetëm të atyre që udhëtonin me avion.

Kjo do t’i lejojë Kantonet në veçanti të verifikojnë që njerëzit e pavaksinuar ose të shëruar do të marrin testin e dytë të detyrueshëm.

Kushdo që nuk kryen testet e kërkuara do të gjobitet me 200 franga. Shuma do të jetë 100 franga për një person që nuk e ka plotësuar formularin.

Linjat ajrore dhe kompanitë e autobusëve do të duhet të kontrollojnë nëse pasagjerët e tyre kanë një certifikatë Covid ose rezultatin e një testi.

Këto kontrolle të bazuara në rrezik do të kryhen nga Administrata Federale e Doganave dhe njësitë kompetente të policisë vendore.

Qeveria preferoi këtë variant më mirë sesa një masë karantine. Pas konsultimit kantonet e konsiderojnë këtë masë më praktike dhe kërkon më pak punë.

Këshilli Federal do të marrë parasysh masa të reja brenda pak javësh. Ai do të bëjë rregullime nëse është e nevojshme.