Në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, një orë pritet për të hyrë në Kosovë
Janë rikthyer pritjet nëpër pikat kufitare, saktësisht te Dheu i Bardhë dhe Merdare, nga po vijnë mërgimtarët për pushime në Kosovë.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, te këto dy pika, mërgimtarët po presin një orë për të hyrë në Kosovë.
Te Dheu i Bardhë, kolona është 1 mijë metra. Në Muçibabë, pritjet për të hyrë janë 30 minuta, derisa në pikat tjera deri në pesë minuta.