The Sun: Shqipëria, “Maldivet” e pazbuluara të Europës

Për këtë artikull ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se: “Gjigandi mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës”.