Zvicër: Thjeshtësohen procedurat për certifikatë nga të huajt
Hapat për të marrë një certifikatë zvicerane Covid për njerëzit e vaksinuar jashtë vendit do të thjeshtohen.
Një platformë do t’i lejojë njerëzit që hyjnë në Zvicër e të shkarkojnë informacionin dhe dokumentet e nevojshme.
Turistët e imunizuar me një produkt të pranuar nga Agjencia Evropiane e Barnave do të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën shoqërore, vlerëson Këshilli Federal.
Anasjelltas, njerëzit që janë vaksinuar me një produkt që shfaqet vetëm në listën e OBSH -së mund të marrin një certifikatë zvicerane vetëm nëse banojnë në territorin zviceran. Ata duhet të vijnë personalisht në qendrën e kontaktit të kantonit të tyre të banimit.
Platforma elektronike ndoshta do të jetë e arritshme nga 11 tetori. Periudha kalimtare për përdorimin e certifikatave të njohura drejtpërdrejt do të zgjatet me dy javë, deri më 24 tetor.
Kjo i jep kohë secilit person që hyn në Zvicër të marrë një certifikatë.

