Zvicra me rregulla të reja: Shqipëria dhe Serbia në listën e rrezikut

Për shkak ashpërsimit të situatës epidemiologjike, Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka rishikuar listën e vendeve të rrezikuara, në marrëveshje me shtetet e tjera Shengen.

U hoq Uruguaji ndërsa u shtuan Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 27 shtator.

Hyrja në Zvicër nga këto vende është e ndaluar për të huajt që nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar me një produkt të njohur.

Kjo masë ka të bëjë veçanërisht me turistët.

Poseduesit e një pasaporte zvicerane ose një leje qëndrimi mund të hyjnë në Zvicër në çdo kohë dhe nga çdo vend.