Zvicra ndihmon studentët kosovarë me 15 mijë euro

Zvicra ka shprehur përkushtimin e saj për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet projektimin e një programi të ri studimi në nivelin master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150 000 euro, e cila do t’ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.