Zvicra regjistron tri vdekje në 24 orë
Zvicra pati 2,125 raste të reja me koronavirus këtë të enjte vetëm brenda 24 orëve të fundit, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, tri vdekje dhe 41 pacientë të shtruar në spital.
Megjithatë rreth 700 protestues ishin mbledhur spontanisht në Bern, në mbrëmje për të kundërshtuar kufizimet e lirisë për shkak të masave kundër Covid.
Protestuesit, me flamujt zviceranë dhe duke iu rënë kumbanave ecnin nëpër qendrën historike të kryeqytetit federal. Ata bënin thirrje për liri dhe dhënie fund masave anti-Covid, të cilët njëkohësisht kritikuan qeverinë.
Në kantonin e Bernës, po ashtu mësohet se 62% e popullsisë mbi moshën 12-vjeç ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës Covid-19 dhe 56% janë plotësisht të vaksinuar.
Disa qendra të vaksinimit do të mbyllen që ishin hapur enkas për vaksim meqë popullata nuk ka më nevojë për qendra shtesë.
Ndërsa Qendra e vaksinimit në Spitalin Universitar të Bernit (Inselspital) do të qëndrojë e hapur deri në fund të dhjetorit, thonë autoritetet kantonale.
Sidoqoftë, kapacitetet pritëse do të krijohen në spitalet rajonale. Një kamion i vaksinimit do të shkojë përsëri në turne këtë të premte dhe do të vizitojë 13 lokalitete. Ai do të parkojë në veçanti para qendrave tregtare, ku të interesuarit mund të vaksionehen pa pasur nevojë të jenë paraprakisht të regjistruar, përcjellë shtypi zviceran./MLH

