Asnjëherë nuk ka pasur më shumë fluturime drejt Kosovës, 525 aeroplanë ateruan për dy javë

Rënia e shkallës së infeksionit nga pandemia COVID-19 në botë, krahas rritjes vaksinimit, ka bërë të mundur liberalizimin e masave, shkaku i të cilave kufizimet kanë qenë të rrepta për një kohë.

Si rezultat i lehtësimit të masave, mërgata kosovare gjithandej shteteve të Evropës dhe të botës, ka mësyrë drejt vendlindjes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Sipas Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve të fundit, janë realizuar 525 fluturime me mbi 86 mijë udhëtarë vetëm në ardhje.

Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të familjeve në Kosovë. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.