Një 77-vjeçar nga Kosova mbytet në Lezhë

Siguria në plazhet e Shqipërisë është minimale. Atje vazhdojnë të mbytet pushues nga Kosova dhe rajonet tjera.

Sot humbi jetën edhe një kosovar i moshës 77-vjeçare, i cili është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.